Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shitblerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Në  seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku ishte e pranishme dhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, Beleri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por Gjykata vendosi ta lërë në burg.
Më 14 shtator Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Në seancën paraprake prokurorët e çështjes deklaruan se provat dhe faktet në dispozicion, përfshirë audio-përgjime, mbështesin akuzën e ngritur prej tyre. Edmond Dema, avokati mbrojtës i zotit Beleri, kërkoi pushimin e çështjes, me pretendimin se provat janë të paligjshme. Por gjykata mësohet se e ka konsideruar të plotë hetimin e Prokurorisë, duke i hapur rrugë nisjes së procesit gjyqësor.

 

 

Të Fundit