Durrësi mirëpret turist edhe në vjeshtë

Grupe të shumta turistësh vijojnë të frekuentojnë qytetin e Durrësit edhe përgjatë stinës së vjeshtës. Interesi i të huajve për të pushuar në vendin tonë sipas tour-operatorëve mbetet i lartë, ndërsa kërkesat më të shumta për muajin Shtator-Tetor vijnë nga vendet skandinave, Izraeli, Italia etj.

Interesi i të huajve nuk është vetëm për detin, por edhe për zonat kulturore, historike e arkeologjike dhe qyteti i Durrësit ofron shumë të tilla.

Fluksi i turistëve që shoqëroi muajit e verës dhe që ende vijon, nxori në pah edhe disa problematika, siç është mungesa e udhërrëfyesve, kryesisht për turistët spanjollë, francezë e gjermanë.

Interesi i turistëve të vjeshtës, sipas tur-operatorëve mbetet kryesisht për turet kulturore, ku turistet njihen me historinë dhe arkeologjinë e vendit tonë. Vetëm amfiteatri antik i Durrësit përgjatë tre muajve të verës është vizituar nga 13 mijë shtetas, kundrejt 6 mijë të sezonit të kaluar.

Të Fundit