Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Ai ka sqaruar se Shqipëria ka bërë gati gjithë legjislacionin për të lejuar kultivimin e kanabist mjejësor duke theksuar se nuk është e njëjta gjë me atë rekrativ.
Sipas Hoxhës kanabisi mjekësor do të kultivohet nga kompani të mëdha dhe se po bëhet si biznes për fituar para.
“Shqipëria ka bërë gati gjithë legjislacionin për të lejuar kultivimin e kanabisit mjekësor. Kanabisi mjekësor nuk është e njëjta gjë me atë rekreativ.
Legalizimi nuk e zgjidh problemin e kanabist, nuk ka lidhje fare. Kanabisit mjekësor i mungon përqindja e THC-së.
Kanabisi mjekësor është produkt industrial që do të kultivohet nga kompanitë e mëdha.
Kush kultivon kanabis në malet e Krujës nuk do të ketë licencë për të kultivuar kanabis mjekësor këtë ta harrojë.
Ky do të jetë një biznes i ri për të fitar 5 para”, tha Hoxha