Në datën 28 prill të këtij viti ishim në Koplik pranë shtëpisë së familjes Aruni, që jetonte në kushte shumë të vështira. Kryefamiljari prej 5 muajsh ishte larguar nga shtëpia. File Aruni tha, se jeton bashkë me fëmijët në një dhomë gjithë lagështirë, ku tavani është gati në të rënë. Zonja u shpreh, se nuk mundet të jetojë në atë gjendje, pasi nuk ka para as për qira e jetesën minimale. Ajo bëri apel për ndihmë për një banesë. Vetë Filja është e sëmurë dhe nuk mundet të punojë edhe pse kushtet e vështira, e detyrojnë, që të mbledhë kanace. Pas këtij transmetimi, biznesmeni Samir Mane, përmes “Mane foundation” ka bërë të mundur strehimin e familjes Aruni në një banesë me qira, për të cilën do të paguhen vec shtëpisë, edhe uji dhe energjia elektrike, derisa fëmijët të mbushin moshën 18 vjec.Gjithashtu fondacioni Mane u ka lidhur edhe fëmijëve pension mujor me kushtin, që të ndjekin shkollën.
- +355 67 220 8888
- [email protected]