Federata e Vrojtuesve të Plazhit është i vetmi institucion, që lëshon certifikatat dhe kartat e vrojtuesve te plazhit. Sekretarja e Përgjithshme e Federatës na shpjegon mënyrën e trajnimit në dy faza, teori dhe praktikë, për pajisjen me kartë të vrojtuesit të plazhit.Emisioni “Stop” ra në gjurmët e një falsifikatori, i cili kundrejt shumave 50 mijë dhe 10 mijë lekë të reja, të pajis me kartë për vrojtues plazhi ose ta rinovon atë, pas qenë nevoja të bësh trajnimin.Ky fenomen ndikon drejtpërdrejtë në sigurinë e jetës së pushuesve. I infiltruari i emisionit shkon në lokalin, ku falsifikatori kërkoi takim dhe u pajis me kartën, që i mundëson punën si vrojtues plazhi. Më pas, kësaj karte i bëmë një verifikim pranë Federatës së Vrojtuesve të Plazhit, si i vetmi institucion, që lëshon këtë dokument. Rezultoi, se karta ishte false.
Në nisjen e sezonit të ri të emisionit “Stop” sjellim në vëmendje boom-in e turistëve të huaj këtë verë, e sidomos “pushtimin” e butë të bregdetit shqiptar nga shtetasit italianë. Më pas, në ditën e mbledhjes së Asamblesë socialiste, u jemi drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur, se kë do të donin të hiqnin nga qeveria, e kë të sillnin në kabinet.Po sot nisi punimet sesioni i ri parlamentar. Deputeti demokrat Saimir Korreshi u shfaq në oborrin e Kuvendit, me brisqe rroje, duke bërë ironi me tenderin e sterilizimit e duke thënë, se do ia jepte qeverisë për t’i sterilizuar.
Jemi ndalur në Pyllin e Sodës, të cilin vlonjatët e konsiderojnë si mushkëria e Vlorës. Ky pyll artificial, është krijuar në vitet ‘60 me kontributin e ndërmarrjeve dhe të nxënësve dhe ka një sipërfaqe prej rreth 550 ha, nga Plazhi i Vjetër e deri në Zvërnec dhe një pjesë e tij, është zonë e mbrojtur.Ajo që pamë në Pyllin e Sodës është një panoramë e trsihtë. Pemë të dëmtuara, nga natyra ose nga njeriu, me zjarre apo prerje pemësh. Nëse nuk i kushtohet vëmendje, shumë shpejt mund të mos flasim më për Pyllin e Sodës.Niko Dumani, ambientalist, shprehet, se për ruajtur mushkërinë e qytetit të Vlorës, duhet të merren masa nga pushteti lokal.