Shtatë konkurrentë të shtrirë në dyshekë po konkurrojnë për titullin e lakmuar të “Qytetarit më dembel” që mbahet çdo vit në një vendpushim në veri të Malit të Zi.
Një rekord i mëparshëm u vendos nga një konkurente në vitin 2021 në fshatin turistik të Breznës, e cila qëndroi shtrirë për rreth 117 orë.
“Unë jam kampione e vitit 2021 kur vendosa rekordin e mëparshëm prej 117 orësh, që tani është tre herë më i gjatë. Të jem plotësisht e sinqertë, aplikova sërish këtë vit me bindjen e miqve dhe të familjes. Ata besojnë se mund të fitojë përsëri këtë vit. Meqenëse sot është dita e njëzetë, as unë dhe asnjë nga personat e tjerë të pranishëm këtu sot nuk prisnim që të zgjaste kaq gjatë. Fatmirësisht, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.”
Konkursi u mbajt në vendin e vogël të Adriatikut 12 vjet më parë në një periudhë kur qarkullonte një mit që i etikonte malazezët si dembelë.
Radonja Blagojeviç, organizatorja dhe pronarja e resortit shprehet se rregullat parashikojnë që qëndrimi në këmbë ose ulur konsiderohet shkelje dhe arsye për skualifikim të menjëhershëm, por garuesit lejohen të kenë 10 minuta në çdo tetë orë për të shkuar në tualet.
“Këtë konkurs e organizuam si një parodi, duke luajtur me stereotipin se malazezët janë dembelë, për të parë se kush mund ta durojë më shumë. Aktualisht janë 7 garues nga 21 që kanë aplikuar këtë vit.”
Konkurrentët gjithashtu mund të lexojnë dhe përdorin celularë dhe laptopë, ndërsa ai që fiton konkursin merr 1 mijë euro.