Policia Australiane ka kapur një sasi rekord hashashi në Quennsland. Në periferi të qytetit, hetuesit zbuluan një plantacion gjigand me rreth 11 mijë rrënjë bimë kanabisi.
Vlera e drogës në treg llogaritet rreth 60 milionë dollarë. Kjo konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kultivimit të drogës që kapet në një aksion të vetëm.
11 persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve dy që dyshohet se janë pronarët real të plantacionit.
Droga kultivohej në një mënyrë të panjohur më parë nga policia australiane. Në disa sera të madhe ishte vendosur sistem ujitje, por edhe sisteme ajrimi moderne që mundësonin rritjen e bimës brenda një kohe më të shkurtër.
Policia ka sekuestruar dhe mijëra bimë të thata gati për shitje, si dhe një sasi kokaine.