Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar disa foto nga takimi informal i qeverisë që po mbahet në Tepelenë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, numri një i qeverisë shkruan se mbledhja ëshë në kuadër të një faze reflektimi dhe qarkullimi të ideve, për reformet që pritet të kryen në shtator.
Mbledhja e qeverisë në Tepelenë ishte më e zgjeruar se kabineti qeverisës, pasi në të ishin të pranishëm dhe zëvendësministrat.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi. Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”- shkruan Rama.