Rritet me 50% numri i personave të shtruar në psikiatri në Shqipëri gjatë 2023-shit

Gjatë vitit të fundit është rritur numri personave me probleme psikologjike. Ministria e Shëndetësisë thotë se problemet kryesore që shqetësojnë pacientët janë ankthi dhe depresioni.

Në spitalin e psikiatirë janë shtuar personat që kërkojnë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në vetëm 4 muajt e parë të këtij viti, numri u personave të shtruar në pavionet e psikiatrisë u rrit me rreth 50%, duke arritur në 1122.

Nga të dhënat 99.500 qytetarë kanë kërkuar ndihmë tek bluzat e bardha, sa i takon ankthit dhe depersionit.

Megjithatë mendohet se kjo shifer të jetë edhe më e lartë, pasi shumica e njerëzve e konsiderojnë ende tabu, të kërkuarit ndihmë, duke pasur në ketë mënyrë një nën-diagnostikim të ulët për shkak të kulturës së ulët që ka popullata për të pranuar sëmundjen.

Edhe temperaturat e larta kanë ndikuar në shtimin e këtyre rasteve.

Covid-19 gjithashtu ka qënë një nga faktorët kryesorë, që ka lënë pasoja tek popullata.

Organizata Botërore e Shendetëisë ka bërë thirrje për rritjen e kapaciteteve në shëndetësi për trajtimin e problemeve mendore.

Stresi, depresioni dhe sëmundjet mendore në përgjithësi u stimuluan nga disa ngjarje të paparashikuara vitet e fundit. Fillimisht tërmeti i vitit 2019, më pas pandemia Covid-19, lufta në Ukrainë dhe më pas çmimet e larta kanë krijuar destabiltet mendor dhe kanë përkeqësuar situatën e atyre me predispozitë depresioni.

Të Fundit