Bletërritësi turk Abdulvahap Semo nga provinca lindore turke Van u përpoq të vendoste një rekord të ri Guinness duke e mbuluar trupin e tij me më shumë se 60 kilogramë bletë, raporton Anadolia.
Mbajtësi aktual i rekordeve Ruan Liangming nga Kina u mbulua me një shtresë të trashë prej rreth 637,000 bletësh që peshonin rreth 63.7 kilogramë.
Semo u shpreh se ka tentuar të thyejë rekordin disa herë më parë, por këtë herë ka qenë e vështirë sepse bletët kanë qenë agresive.
“Qëllimi im është të arrij 65 kilogramë dhe të thyej rekordin botëror. Kjo nuk është diçka që mund ta bëj vetëm, por kam nevojë për ndihmën e familjes dhe miqve”, tha Semo.