Në një kohë kur pjesa më e madhe e globit është përfshirë nga temperaturat ekstreme, në disa pjesë të tij ndodhin edhe çudi, si në rastin e veriut të Italisë.
Këto janë pamjet e pabesueshme që vijnë nga rajoni i Veneto-s. Stuhitë e fuqishme rrëzuan pemët në Belluno një ditë më parë, ndërsa pasditen e sotme banorët në disa zona të rajonit, shtangën nga breshëri sa një kokërr portokall.
Veneto është goditur nga era të forta, që shkonin deri në 188 kilometra në orë. Dëmet janë të mëdha dhe autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës.