VIDEO| U futën në bregun e detit me gomone, të rinjtë rrihen nga pushuesit në plazh

Disa plazhistë kanë rrahur një grup të rinjsh të cilët u futën në bregun e detit me gomone. Ngjarja ka ndodhur në plazhin Cala Lunga, në rajonin verior të Sardenjës të Italisë.

Vizitorët zbritën nga një gomone luksi, ndërsa një nga vendasit ishte i pari që nisi përleshjen fizike, duke e konsideruar të rrezikshëm afrimin e gomones me bregun ku kishte edhe fëmijë.

Përdorimi i mjetit motorik konsiderohet i rrezikshëm gjithashtu edhe për jetën e egër të lagunës së cekët. Kështu, kur grupi i të rinjve të pasur, që besohet se ishin rusë, zbarkoi në plazh me gomonen e fuqishme, ata u përballën me një përgjigje të dhunshme nga pushuesit vendas.

Përleshja u bë edhe më e dhunshme kur një grua u përpoq të fliste me rusët dhe njëri prej tyre e shtyu. Burri i saj përdori lëvizje të arteve marciale duke e shtrirë në tokë vizitorin.

Të Fundit