Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar teksa po i vinte zjarrin për herë të dytë lokalit në pronësi të këngëtarit Noizy në zonën e “Currilave”.
Artisti ka reaguar për ngjarjen nëpërmjet një postimi në Instagram ku, bashkangjitur me foton e kushëririt të tij, ka sqaruar se gjithçka ia ka lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë; dhe shpreson që Eraldo, i cili sipas Noizy-t është bërë besimtar ekstremist, të kuptojë gabimin.
Postimi i plotë
Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri. Eraldo u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist.
Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rritur me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqarë dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëllaçko!