Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar teksa po i vinte zjarrin për herë të dytë lokalit në pronësi të këngëtarit Noizy në zonën e “Currilave”.
Në pranga u vu 26-vjeçari Eraldo Musteqja, i afërm i këngëtarit pasi i kishte vënë zjarrin për herë rë dytë lokalit në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku, babai i Noizy-t.
Policia bëri me dije se nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.
Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve.