Në Durrës qindra besimtarë myslimanë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit.
Besimtarët i janë drejtuar xhamisë së qytetit, ku kanë kryer ritin e faljes dhe kanë shkëmbyer mesazhet e dashurisë vëllazërore e të mirëqenies në çdo familje
Ashtu si dhe vitet e tjera, shkallët dhe xhamia janë mbushur plot me besimtarë të të gjitha moshave