“Prindërit nuk kanë dashur që unë të këndoj” çfarë tha Elvana Gjata në podkastin e Kryeministrit Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama në episodin e 12 të podkastit FLASIM, e ndau studion e tij këtë fundjavë me artisten Elvana Gjata. Kjo e fundit tregoi më tepër për përgatitjet para koncertit të saj, si dhe jetën personale e profesionale.

Teksa i uroi mirëseardhjen në studio, kryeministri e pyeti artisten se pse kjo e fundit nuk dëshironte që të jepje shumë intervista në televizion, e ajo u përgjigj: “Duhet të ndihem shumë mirë me atë që kam përballë, e kam të rëndësishme të ndihem shumë mirë dhe të flas sinqerisht dhe nuk me pëlqen të flas gjëra klishe, të them gjëra të sforcuara, kështu që duhet të kem një energji të mirë që të flas.’’

Më tej ajo shtoi se pak orë para koncertit të madh, që u mbajt të enjten e 22 Majit në “Air Albania”, Tirana po zien nga suksesi i tij. “Duhet të theksojmë ndër të tjera se është hera e parë që një artist bën një koncert në stadium, publiku shqiptar është i pamësuar akoma me këtë kulturë. Kështu që si për herë të parë, 20 mijë veta do të jetë një fillim i mbarë“.

Teksa u ndal në një tjetër pyetje sa i takon fillimeve të profesionit, Gjata tregoi se hera e parë që ajo kishte marrë pjesë në “Pallatin e Pionerëve” ishte në moshë shumë të vogël dhe atje kishte shkuar pa lejen e prindërve.

Një tjetër pikë ku u ndal kryeministri gjatë bisedës me artisten ishte fiziku i saj: “Çfarë ha ti që je në super formë? Që merresh me sport, me joga, që merresh me pilates, këto i dinë ata që të ndjekin, por a ka ndonjë metodë të re që të jetë në të njëjtën formë si ty?”

“Të të them barbunjat e babit tim se them dot, ky është sekreti im të ushqyerit nga babi. Babi më ndihmon dhe gatuan për mua, ne jemi 90 përqind vegan, 10 përqin pak peshk’’, u shpreh ajo.

Sakaq në përfundim të bisedës, Elvana Gjata nuk la pa përmendur fansat e saj që bënë të mundur që mos të largohej nga vendi, por ta ndiqte artin e saj këtu në Shqipëri.

“Të rinjtë mos të kenë frikë të guxojnë, mos të dëgjojë asnjë njeri që tenton t’i hedhë poshtë, por të dëgjojë vetëm atë që kanë brenda zemrës së tyre. Një gjë që nuk të hedh poshtë asnjëherë në jetë unë e kam dëshmuar, është puna, të punojnë dhe mos të ndalen për asnjë arsye’, përfundoi artistja e mirënjohur në një mesazh për gjithë të rinjtë.

Të Fundit