Grupi i hakerave iranianë: Keni ftuar djallin në shtëpi, korrni frytet e punës tuaj

Përmes Telegram, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka reaguar pas tensioneve brenda kampit MEK.

“Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës suaj,” – shkruajnë ata.

Ata kanë publikuar lajmin ku MEK pretendon për një të vrarë nga sulmet e policisë, ndërsa kjo e fundit ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Ka pasur vetëm të plagosur si pasojë e një gazi neutralizues që është lëshuar, pasi  banorët e MEK nuk kanë pranuar të dorëzojnë serverët dhe kompjuterët.

 

Të Fundit