VIDEO/ Lot dhe emocione në Milano, Ibrahimoviç i jep fund karrierës si futbollist

Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist. Pas 988 ndeshje si profesionit, 573 golash në të gjithë kompeticionet, Ibra ka varur më në fund këpucët në gozhdë në moshën 41-vjeçare.

Ceremonia e lamtumirës u mbajt të dielën në ndeshjen e funduit të Milanit në kampionat përballë ekipit të Veronës. I gjthë stadiumi i Milanit shpërtheu në lot, kur në ekranët e mëdhenj u shfaqën momentet më të mira të Ibrahimoviç në ekipin kuqezi.

Ibra emocioni të pranishmit me fjalët e tij, duke thënë se gjatë gjithë jetës së tij në vijim do të mbetet një tifoz i Milanit

“Ka ardhur momenti t’i them mirupafshim futbollit, por jo Milanit. Më keni mirëpritur krahëhapur gjithnjë, do të jem milanist gjatë gjithë jetës”, u shpreh fillimisht Ibra duke shtuar: “Ka qenë një karrierë e gjatë që më ka dhënë forcë, adrenalinë dhe emocione për të vijuar. Kjo ishte dita e fundit si profesionist. Dua të falënderoj Milanin dhe të gjithë ekipet e tjera me të cilat kam luajtur. Dua të falënderoj përfaqësuesen suedeze dhe njerëzit që më kanë ndihur në karrierë. Për të ardhmen nuk kam menduar, të shohim, tani vjen kapitulli i radhës në jetë”, tha Zlatan Ibrahimoviç.

 

&nbsp

Të Fundit