Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç që të aplikojnë në në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Sipas shefit të qeverisë të rinjve u nevojitet një diplomë bachelor që të aplikojnë për 1597 vendet e lia të punës në institucionet e administratës shtetërore.
Rama ka shpërndarë në postimin e tij në facebook dhe linkun ku mund të bëhet aplikimi për praktikat 3 mujore të punës.
Postimi i kryeministrit Rama:
MIRËMËNGJES, dhe me ftesën për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, për të aplikuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Thirrjen VIII, për 1597 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF, ju uroj një javë të mbarë.
Apliko të bëhesh pjesë e praktikës 3-mujore në https://praktika.riniafemijet.gov.al.