Burrat thonë se “gratë s’janë për timon”, por ç’tregojnë statistikat?

Burrat apo gratë, kush janë më të kujdesshëm në makinë, sidomos kur ka trafik dhe duhet të manovrojnë?  Sipas statistikave të autoshkollave vajzat aksidentohen shumë më pak se meshkujt ndërsa për sa i përket mësimit teorik vajzat janë më të rregullta në ligjërata dhe më të suksesshme në dhënien e provimit të testit.

Ata shtuan se zakonisht vajzat kërkojnë të vozisin me instruktore gra sepse ndjehen më të lira gjatë vozitjes, por jo gjithmonë.

Sipas publikimit i Entit Shtetëror të Statistikës (EShS) i Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023) “Gratë dhe burrat në Maqedoninë e Veriut”

Gratë janë shofere më të kujdesshme dhe rrezikojnë sigurinë e trafikut rrugor dukshëm më pak se burrat, përkatësisht 7% e grave kundrejt 93% e burrave që ishin dënuar për kryerjen e kësaj vepre penale në vitin 2021.

Të Fundit