Kjo është gruaja më e vjetër në botë, dhe festimi i ditëlindjes së saj mbushi të gjitha faqet e mediave botërore. Fjala është për Máirín Hughes, 109-vjeçarja nga Irlanda.
Me këtë rast, ajo ndau me gazetarët sekretin e saj të jetëgjatësisë: “Mos e humbni kohën kot dhe jetoni jetën tuaj në maksimum”.
Ajo ende ndjek hobin e saj: Shikimi i zogjve, leximi i gazetave dhe romaneve, zgjidhja e fjalëkryqeve, dëgjimi i muzikës dhe luajtja e Scrabble.
Hughes lindi më 22 maj 1914, në Belfast, dy javë para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe një nga kujtimet e saj më të hershme është kur nëna e saj kujdesej për pacientët në pandeminë e gripit të vitit 1918.
Ajo u rrit në Dublin dhe Killarney dhe studioi në Universitetin Cork – një zgjedhje pioniere për gratë e kohës së saj. Ajo punoi si kimiste në laboratorin mjekësor të universitetit derisa, në vitet 1950, u transferua me burrin e saj në Dublin, ku vazhdoi karrierën e saj të mësimdhënies.
Personi më i vjetër i gjallë në botë është María Branyas Morera nga Spanja, 116 vjeç, por ne nuk do të habiteshim nëse Máirín do ta thyente këtë rekord.