Ekuipazhi do të kryejë kërkime shkencore gjatë qëndrimit në hapësirë
Për herë të parë, një grua nga Arabia Saudite i bashkohet një grupi astronauntësh në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar. Rayyanah Barnawit, iu bashkua edhe një bashkëatdhetar i saj me profesion pilot. Ata u ngritën në bordin e një rakete “SpaceX” nga Qendra Hapësinore “Kennedy” në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një video të filmuar në hapësirë , ajo u shpreh: Iu them të gjithë njerëzve anembanë botës se e ardhmja është e shndritshme. Vijoni të ëndërroni dhe të besoni tek vetja dhe tek njerëzimi.
Gjatë kohës së tyre në hapësirë, ekuipazhi do të kryejë më shumë se 20 eksperimente shkencore dhe teknologjike, duke përfshirë pasojat e mungesës së ajrit tek shëndeti i njeriut.
Ndërsa vetë 33-vjeçarja planifikon që gjatë 10 ditëve në orbitë të kryejë kërkime për kancerin e qelizave staminale dhe të gjirit.