E rëndë në Gjermani/ 28-vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë për vdekje nga ish-bashkëshorti

Të paqarta motivet e krimit të rëndë, po hetohet marrëdhënia e ish-çiftit

Kjo është 28-vjeçarja nga Kosova që u masakrua me thikë nga ish-bashkëshorti në qytetin Aachen të Gjermanisë. Viktima është identifikuar si Jetmira Beka, ndërsa nuk dihen ende arsyet e krimit të rëndë. Mediat gjermane raportojnë se krimi ka ndodhur në një parking të një dyqani kompjuterash.

37-vjeçari e ka goditur disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithçka ka ndodhur në sy të dhjetra klientëve, të cilët nuk mundën ta parandalonin krimin. Edhe pse krimi ndodhi pak metra larg rajonit të policisë, autori nuk u arrestua menjëherë.

Forca të shumta policie dhe një helikopter për disa minuta kontrolluan zonën. Një ditë më pas, autori u vetëdorëzua në polici. Ai pritet të dalë para gjykatës ditën e dielë. Mediat e Kosovës shkruajnë se ata kanë 3 fëmijë.

Aktualisht hetuesit gjermanë po fokusohen tek konfliktet familjare pas divorcit.

 

 

Të Fundit