Erdhi nga Gjermania të merrte hakun e vëllait, pse qëlloi me dorën e majtë

Detaja të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e Arjan Gosës pasditen e të dielës në qytetin e Kavajës.

Gosa u qëllua teksa ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal. Autori 31-vjeçari Habib Rexha, i cili kishte mbajtur nën vëzhgim Gosën, u afrua në një distancë të afërt dhe e qëlloi me plumb në kokë viktimën.

Autori përdori dorën e majtë për të qëlluar, pasi dorën e djathtë nuk e ka funksionale. Ai ka humbur gishtrinjtë për shkak të një shpërthimi kur ishte i vogël.

Mësohet se 31-vjeçari ishte emigrant në Gjermani dhe u kthye në Kavajë për të marrë hakun e të vëllait Altin Rexha.

Altin Rexha humbi jetën gjatë një konflikti të dhunshëm me vëllain e viktimës, Edmond Gosa.  Gosa e qëlloi me thikë Rexhën në muajin mars dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë duke mbetur të dy të vdekur.

Hakmarrja në lidhje me vrasjen e vëllait, bëri që Habib Rexha të kthehej nga emigracioni dhe të kryente krimin ditën e diel.

 

Të Fundit