Dyshohet se kultivoi 26.600 fidanë kanabisi në Malësi të Madhe, arrestohet 55-vjeçari

Tre ditë pas operacionit në Malësi të Madhe ku u zbuluan 26.600 fidanë kanabisi, policia ka arrestuar autorin e dyshuar që ishte shpallur në kërkim. Ai është 55-vjeçari Ajet Delishaj.

Policia thotë se 55-vjeçari dyshohet se është autori i kultivimit të 26.600 fidanëve me kanabis që u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.  

Të Fundit