Kryebashkiaku në largim i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me humbjen e tij në këto zgjedhje.
Përmes një postimi në Facebook, Spahia shkruan se çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, kurse shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohërave më të errëta.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.“
Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” humbi zgjedhjet përballë kundërshtarit të tij politik të PS-së, Benet Beci.