Janë numëruar 371 qendra votimi në Tiranë nga 941 në total.
Kryeson Erion Veliaj me diferencë të konsiderueshme votash me rivalin direkt, Belind Këlliçin, i cili po merr një rezultat zhgënjyes në këto zgjedhje.
Bie në sy një rezultat surprizues i Arlind Qorit nga Lëvizja Bashkë, parti e sapokrijuar, i cili ka kaluar Roland Bejkon e PD-së zyrtare duke u renditur për momentin i treti me mbi 5500 vota.
Rezultati deri tani: 161/941 QV
Erion Veliaj – 59513 vota, 52.96%
Belind Këlliçi – 40425 vota, 35.98%
Arlind Qori – 5574 vota, 4.96%
Roland Bejko- 4978 vota, 4.43%
Lajla Përnaska – 887 vota, 0.79%
Marko Dajti – 991 vota, 0.88%