Fëmijët në Shqipëri, shfaqin probleme me sjelljen dhe kjo vjen për shkak të emigrimit të prindërve. Një raport i fundit të Bankës Botërore mbi 184 milionë njerëz ose 2.3% e popullsisë së botës, sot jetojnë jashtë shtetit të tyre të origjinës.
Emigrantët shqiptarë dërguan 834 milionë euro gjatë vitit të shkuar, niveli më i lartë prej 2008-s. Ato janë burimi i vetëm financiar për gati 26 për qind të familjeve shqiptare.
Në Shqipëri, largimi i prindërve, ndikon tek fëmijët, sa i takon anës sociale.
Shumë prej tyre nuk shkojnë rregullisht në shkollë si dhe janë më të dobët nga ana financiare sesa bashkëmoshatarët e tjerë.
Ndërkohë ndikim ka dhe tek familjet që vijojnë të qëndrojnë në Shqipëri, pasi edhe në këto familja, cilësia e jetesës nuk është në nivelet e duhura, duke u kushtëzuar në shumë gjëra.