Trump mohon akuzat për përdhunim: Është historia më qesharake, më e neveritshme

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë akuzat e autores dhe gazetares Elizabeth Jean Carroll se ai e përdhunoi atë në një dyqan në Manhattan.

Ai e cilësoi historinë e Carroll si më qesharaken që ka dëgjuar ndonjëherë duke shtuar se është e neveritshme çfarë po përpiqet të arrijë me shpifjet e saj.

Trump tha se akuzat ishin të sajuara dhe se përdhunimi nuk ka ndodhur kurrë.

“Nëse kjo do të kishte ndodhur, do të ishte raportuar brenda pak minutash”, tha Trump, duke shtuar se klientët dhe punonjësit në dyqan do të kishin lajmëruar autoritetet.

Trump nuk mori pjesë në gjyq dhe nuk do të dëshmojë, gjë që i jep më shumë peshë dëshmisë së tij, sipas agjencisë.

Jean Carroll pretendon se Donald Trump, dy dekada para se të bëhej president, e përdhunoi atë në dhomën e zhveshjes së një dyqani në Nju Jork.

Të Fundit