Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan, ka trajtuar rastin e18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 Qershor 2018.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari 17 vjeç nga Korça. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Cështja e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Karafili, u hetua dhe u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjeksisë Ligjore.Edhe pas eksperimentit në terren, shumë fakte nga Mjeksia Ligjore sërish u sfumuan, duke e lënë si vetëvarje atë, që ka ndodhur me të riun e ndjerë.E vetmja zgjidhje, që kjo cështje të zbardhet, është dërgimi jashtë Shqipërisë i bërjes së akt-ekspertimit përfundimtar, të pandikuar nga Mjeksia Ligjore në Shqipëri.
- +355 67 220 8888
- [email protected]