Denoncimi i radhës në redaksinë tonë, ka të bëjë me komisariatin numër 4. Një qytetare denoncon mbajten e dy armëve. Ajo tregon, se në vitin 2000 babai i saj mori 2 cifte me leje. Ai ndërroi jetë në vitin 2017 vdes armët i mbajti bashkëjetuesja e tij. Për shkak të një konflikti me partneren e babait dhe një denoncimi në polici, Komisariati numër 4 sekuestroi armët, duke kërkuar që fëmijët të bëjnë celjen e trashëgimisë.Pasi vajza bëri celjen e trashëgimisë, në komisariat i thonë, se duhet të bëjë një kurs për përdorim arme. Pasi kalon dhe këtë procedurë, i thonë, njëherë, se njëra nga armët është cuar për shitje dhe njëherë tjetër, se ka shkuar në depo.Për këtë proces nuk ka asnjë procesverbal.Ne i drejtohemi Qendrës së Furnizimt Materialo Teknik, në Mullet, ku mësojmë, se arma ka shkuar në repartin ushtarak 4006 në Elbasan, dhe nga aty në Gramsh.
Valon Vali i është drejtuar me një shkresë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kryetarit të parlamentit Glauk Konjufca, krerëve të grupeve parlamentare dhe emisionit “Stop”, për plotësimin e Komisionit të pavarur për media, në mënyrë, që të marrë vendime. Në një njoftim zyrtar, Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorise së policisë Fier, menjëherë pas publikimit të pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetases Anila Haxhiu 51 vjeçe, me profesion notere.Nga veprimet e para hetimore, dyshohet, se Anila Haxhiu ka falsifikuar vulën e profesionit dhe dokumente të ndryshme. Për këtë cështje, vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë Fier, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Silë Ziu është drejtuar në “Stop”, pasi ka mbushur moshën për pension dhe ka një problematikë me emrin e saj. Në kooperativë punonte me emrin Vasilika, por në dokumente e ka Silë. Ajo tregon, se ka shkuar në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore dhe ka marrë përgjigje negative. Ka bërë ankesë tek komisioni rajonal i ankesave dhe prej gushtit nuk ka përgjigje. Sila kërkon ndihmën tonë, pasi i duhet të hapë një proces gjyqsor dhe i duhet përgjigja.Ne u drejtuam në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku na thanë, se ka patur një gabim në adresën e zonjës, por në fund përgjigja i shkoi. Zonja Silë tani mund të ndjekë procesin gjyqsor.