Teologu Çako: Besimtarët jetojnë më gjatë se jetojnë në paqe, s’kanë frikë nga vdekja

Teologu Miron Çako është shprehur se një njeri që të jetojë gjatë duhet të relaksohet shpirtërisht.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se besimtarët jetojnë më gjatë pasi barrën e mëkatit ia kalojnë Zotit.

Më tej ai u shpreh se besimtarët nuk kanë frikë nga vdekja.

“Një njeri që të jetojë gjatë duhet të relaksohet shpirtërisht. Besimtarët jetojnë me cilësi sepse janë në paqe. Barrën e mëkatit ia kalojnë Zotit. Mbase nuk jetojnë 120 vite por ama jetojnë gjatë. Ne nuk kemi frikë nga vdekja, sepse vdekja është një gjumë në një kohë më të gjatë. Besimtarët nuk shqetësohen sa do jetojnë por si do jetojnë”- tha ai.

Të Fundit