Rama përgëzon Vlora Hysenin për postin e ri në krye të SHISH-it: Urime

Drejtuesja më e re e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni ka marrë përgëzimet e autoriteteve shqiptare për emërimin në këtë detyrë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Zyrtarja shqiptare është shfaqur krah kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrave të angazhuar me sigurinë e vendit si Ulsi Manja, Bledi Çuçi dhe Niko Peleshi.

Këtë prezantim e ka njoftuar në rrjete sociale kryeministri Edi Rama.

Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës. Urime!.

Vlora Hyseni, një nga kuadrot më të përgatitura në fushën e inteligjencës dhe sigurisë në Kosovë, u propozua më herët nga kryeministri shqiptar Edi Rama, për drejtuese të inteligjencës shqiptare.

Të Fundit