Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme: E vërteta e biletës së urbanit që do heq

Kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi sqaroi  në Euronews Albania deklaratën se do të mundësojë transport falas për banorët e kryeqytetit.

Këlliçi u shpreh se bëhet fjalë për heqjen e një pagese të dytë që do të mundësojë heqjen e tarifës prej 40 lekësh.

Sipas Këlliçit, shuma që shpenzohet nga qytetarët e Tiranës për transportin publik është vetëm 6,8 për qind e buxhetit bashkisë dhe lehtësisht e përballueshme.

“Pas konsultave me shoqatat e transportit publik kam marrë të dhëna se ky shërbim përdoret nga 200 mijë qytetarë në ditë, një pjesë e të cilëve subvencionohet dhe nga të cilët mbeten 140 mijë bileta që i kushtojnë qytetarëve 56 mln lekë të vjetra në ditë, ose 1,5 mln euro në muaj, ose 18 mln në vit. Buxheti i bashkisë është 240 mln euro, këto do jenë 6,8 për qind e buxhetit”, tha Këlliçi.

 

Të Fundit