“Pagat faktori kryesor” Shqipëria vuan mungesën e punonjësve

Zyra e Punës: Paga dhe kushtet e punës, faktorët kryesorë të refuzimit

“Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në problem në Shqipëri. Sektori i shërbimit duket se po e vuan më së shumti këtë problem.

Sipas Zyrës së Punës në Shqipëri, nga afro 10 mijë vende të lira pune për dy muaj, vetëm gjysma e tyre janë plotësuar.

“Në qoftë se i referohemi dy muajve të parë të vitit ne kemi mbi 10 mijë vende pune të shpallura nga biznesi ku mbi 5 mijë vende janë plotësuar me ndërmjetësimin e Zyrës së Punës. Rreth 4 mijë vende të lira pune”, thotë Gertiola Cepani, Përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit.

Pagat, kushtet e punës dhe arsyet social ekonomike duket se janë faktorët kryesorë të refuzimit të një vendi pune në Shqipëri.

“Pagat, që nuk janë shumë të kënaqshme, kushtet e punës, oraret e zgjatura. Por ka edhe arsye sociale ekonomike, shëndetësore, shume vende pune janë shumë larg vendit të banimit, kemi mungesë transportit për disa punonjës, ka mungesë në kopshte, çerdhe dhe i kanë fëmijët larg, janë persona mbi 55 vjeç”.

Qeveria shqiptare ka nisur takimet me sipërmarrjen duke vënë në dukje, domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, si një mundësi për të mbajtur fuqinë punëtore.

 

 

Të Fundit