Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një pyetësor, që i është dhënë bashkëshortes së tij nga edukatorja, ditët e fundit.Ky pyetësor përmban pyetje të çuditshme, absurde dhe të konsideruara nga psikologët si të dëmshme dhe për më tepër të formuluar me një gjuhë të papërshtatshme. Nënave u kërkohet t’u japin përgjigje pyetjes : “Mendon, se do ishe më mirë e vdekur, ose se mund të dëmtosh veten me ndonjë lloj mënyre?”Alternativat, nga të cilat duhet të zgjedhin, janë: fare, disa ditë, më shumë se gjysmën e kohës, pothuaj cdo ditë.Prindërit thonë, se janë pyetur edhe të miturit, pa miratimin e tyre dhe nuk dihet, se cfarë pyetjesh u janë bërë.Fjona Cukani, nga Sektori i Arsimit në bashkinë e Vlorës thotë, se kërkesa për këtë pyetësor ka ardhur nga Universiteti “Ismail Qemali”, nga Fakulteti i Infermierisë. Ky projekt ka fituar në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.Sipas saj, sapo ka marrë dijeni për përmbajtjen e papërshtatshme, ka komunikuar me të gjitha kopshtet, për të bllokuar formularin. Nga ana tjetër, Aurela Saliaj, dekane në Universitetin “Ismail Qemali” , thotë, se nuk e kupton, ku është shqetësimi.Madje edhe pyetja “nëse do të ishe më mirë e vdekur apo e gjallë”, asaj i duket një pyetje shpëtuese.
Sot në të gjithë vendin u festua dita e verës. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e përshëndeti këtë ditë duke recituar një poezi të Ndre Mjedës “Vaji i bylbylit”.Kryeqendra e kësaj dite është në Elbasan, ku këtë herë u festua edhe nata e verës, përvec ditës së verës. Mbrëmë Elbasani u ndez nga festa dhe akitivitetet në shesh. Një atmosferë e vërtetë feste ishte edhe sot në Elbasan, ku u organizua dhe festivali i ballokumeve.
Për cështjen e formularit absurd të shpërndarë në kopshtet e Vlorë, kanë folur edhe psikologet Gejsi Anamali dhe Denata Toce. Sipas tyre, ky pyetësor duhet të tërhiqet dhe duhet të mbajnë përgjegjësi ata, që e kanë hedhur lejuar atë. Sipas tyre pyetjet në fomular japin indicie për aludime të tjera.Pyetësori në fjalë nuk duhej të plotësohej dhe nuk duhej t’u jepej prindërve.Ndërsa për të pyetur fëmijët, sipas eksperteve, duhet marrë më parë miratimi i prindërve.