Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në një konferencë për mediat, drejtuesen e re të Kadastrës, Dallëndyshe Bicin, pas largimit të Artan Lames.
Bashkë me të, Rama deklaroi se do të krijohet dhe një task-forcë e brendshme që do të merret drejtpërdrejtë me punonjësit që kanë përdorur institucionin për interesat e tyre.
“Nga ana tjetër duhet një bashkëpunim i ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe sa i përket AMTP-ve që kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me Kadastrën, por ka të bëjë me bishtat e pisllëkut dhe korrupsionit të të kaluarës që është nga koha e komunave që ka gjetur hapësirë edhe nëpër njësitë bashkiake dhe që prodhon edhe sot që flasim dokumente, AMTP që jepen tani dhe që pretendohet që janë dhënë në 1991-shin dhe 1992-shin, por natyrisht që e thashë që kjo është komplekse dhe është përtej institucionit vet,” – u shpreh Rama.