Djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajari, ka marrë pjesë këtë të shtunë në ceremoninë e organizuar nga Rithemelimi me rastin e 60-vjetorit të lindjes së ish-studentit të dhjetorit.
Në fjalën e mbajtur, Hajdari falenderoi organizatorët për ceremoninë dhe tha se idealet e babait të tij do të triumfojnë.
“I nderuar Doktor Berisha. Ju falenderoj me zemër për këtë ceremoni prekëse në 60 vjetorin e babait tim, Azem Hajdari. Ai dha jetën për lirinë, demokracinë dhe çështjen tonë kombëtare. Ne do të bëjmë çdo gjë që idealet e tij të fitojnë. Ju faleminderit!”, tha Hajdari.