Familja e bosit të kazinove, Ervis Martinaj, ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Korrupsion dhe Krim të Organizaur, e cila ka sekuestruar 34 pasuritë e të shumëkërkuarit.
Familjarët kanë kërkuar lirimin e pasurive, teksa ankimimi është depozituar në Apelin e GJKKO.
Trupa gjyqësore që do të shqyrtojë ankimimi janë: Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar).
Emrat e tyre zgjodhën nëpërmjet procedurës së shortit elektronik.
Me urdhër të SPAK, pasuritë e Martinajt dhe familjarëve të tij u sekuestruan rreth një muaj më parë. Pasuritë kapin vlerë prej miliona eurosh dhe dyshohet se vijnë nga aktivitete të jashtëligjshme. Ndër pasuritë e sekuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina.