Rrëfimi prekës i mësueses që mundi kancerin: U ktheva në shkollë 10 ditë pas operacionit

Nxënës me lule në duar, dhurata dhe urime ky është peizazhi i ditës së sotme, një ditë e shënuar për mësuesit dhe arsimin në Shqipëri.

Ndër vite mësuesit kanë kontribuuar për të edukuar qytetarë modelë për vendin tonë për një të ardhme të begatë dhe të mirë.

Ndërkaq sakarficat e mësuesve në Shqipëri kanë qenë të shumta. E tillë është historia e mësueses së matematikës, Majlinda Myzyri,

Ajo ka rrfëqyer për Abc e Mëngjesit se vetëm 10 ditë pas operacionit që kreu, u kthye për të dhënë mësim në bangat e shkollës.

Mësuesja ka treguar momentin kur zbuloi se kishte kancer në gjoks deri te operimi dhe shqetësimi i nxënësve.

Madje, ndau dhe një moment shumë prekës, kur u kthye për të dhënë mësim.

“Nxënësit më merrnin në telefon gjithmonë dhe më pyesnin si je. E kanë përjetuar shumë keq kur unë kam hyrë në operacion, se unë nuk tregova, e kanë marr vesh në ditën që unë kam hyrë në operacion. Nuk kam treguar që do hyja.
Unë nuk vuajtur asnjëherë nga paragjykimi se jam mësuese matematike. Edhe sot e kësaj dite nxënësit më duan. Ata më merrnin gjithë kohë në telefon, edhe në spital. Atje e morën vesh të gjithë që unë isha zysha dhe sot e kësaj dite, mua më thërret i gjithë Onkologjiku zysh Majlinda, që kur hyjë te dera, zysha, zysha. Kur t’i shpjegon e humb mendjen totalisht. Ata e kanë marr vesh, një ditë kur unë isha duke shpjeguar te klasa ime kujdestare dhe dy çuna andej nga fundi nga që kishin lënë 2-3 tema mbrapa dhe unë nga që kisha frikë se nuk kapeshin temat më, me iden që unë do t’i bëj se s’ka zëvendësues. Edhe i thash atyre çunave me dorë: ‘Po boll, o boll’, gati tha nuk i thash që mezi po rri në këmbë. Edhe vijova, po më kishin ikur fijet dhe bluza më ishte bërë me gjak dhe unë hiç mendja. Edhe një vajzë e bangës së parë, më tha: “O zysha të është bërë bluza me gjak”. Ou, thash, harrova, mos u bëni merak. Ata thjesht e dinin që unë kisha ardhur, isha shëruar. Unë e përdora krahun, ndërkohë që në atë kohë nuk duhet ta lëvizja fare. Unë çdo 21 ditë shkoja në kimio. Madje, më 7 Mars më ka qëlluar rrezja për të bërë”, tregoi mësuese Majlinda.

Të Fundit