Krim brenda familjes në Tiranë, dyshohet për dy viktima dhe dy të plagosur

Një krim brenda familjes ka tronditur kryeqytetin paraditen e të mërkurës në zonën e Paskuqanit. Paraprakisht raportohet se ish-dhëndri ka qëlluar me armë zjarri në familjen e ish-gruas së tij.

Mësohet se nga të shtënat, dy persona dyshohet të kenë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dhëndri ka vrarë ish-vjehrrin dhe një person tjetër.

Autori i dyshuar është arratisur pas krimit. Mësohet se është shtetasi me iniciale D. H., 35 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj familjes së ish gruas së tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pritet një njoftim zyrtar.

Të Fundit