Një studim i publikuar ditët e fundit nga universiteti i Harvardit zbuloi se punonjësit që ngrenë pesha ose lëvizin rregullisht objekte të rënda kishin pothuajse 50 për qind më shumë spermatozoide sesa ata që rrinë ulur.
Pra të ngresh pesha herë pas here nuk është një ide e keqe sepse kjo ndikon që një mashkull të jetë edhe më fertilë.
Numri i spermatozoideve në mbarë botën besohet se është përgjysmuar gjatë pesë dekadave të fundit, me shkencëtarët që fajësojnë për këtë një sërë faktorësh mjedisorë, dietikë dhe të stilit të jetesës.
Studiuesit ekzaminuan 950 mostra nga 377 meshkuj. Midis pjesëmarrësve, 12 për qind raportuan se shpesh ngrinin ose lëviznin objekte të rënda në punë. Këta burra kishin një përqendrim të spermatozoideve 46 për qind më shumë krahasuar me burrat që raportuan se nuk kishin ngritur ose lëvizur kurrë sende të rënda në punë.