Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen si njeriu që preu në besë aleatin më të madh strategjik të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fjalimin e tij në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha e cilësoi skandalin e kryeministrit me agjentin e FBI si më të rëndin që sipas tij, i ka nxirë faqen vendit në botë.
“Skandali i është sot në faqet e para të medias botërore. A ka trup më të madh për Shqipërinë se sa ky akt? Dikur bënin lajm në botë për pritjen madhështore që i bënin presidenti amerikan sot sepse narkokryeministri pa fe, pa atdhe, pa flamur korrupton shefin e kundërzbulimit të shtetit aleat SHBA. O besëprerë, kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ti, jep dorëheqjen, largohu! Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit në të madh të kombit shqiptar”, tha Berisha.