Shoqëria civile doli ditën e sotme në një protestë përballë maternitetit ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë.
Me posterat ‘Neglizhenca e mjekut VRET’, vajzat që dolën në këtë aksion, u shprehën se shëndetësia në Shqipëri është në kolaps. Duke përmendur rastet e dy nënave që ndërruan jetë pasi sollën në jetë fëmijët e tyre, shoqëria civile, thekson se këto ngjarje kanë ndodhur për shkak të neglizhencës dhe faktit të mos pagesës së tyre.
Neglizhenca e mjekëve është e patolerueshme, nuk mund të lejojmë që të humbasim nënat dhe vajzat tona dhe nga neglizhenca e njerëzve në bazë të aftësisë së tyre paguese.
Të gjithë kanë të drejtë të marrin shërbim. Do të duhet që jo për shkak të parave, gratë të humbin jetën bashkë me fëmijët e tyre. Kodi penal ka ndryshuar nenin penal, tani maksimuni i dënimit është dy vite burg. Njohim gra që kanë rrezikuar edhe jetën.‘- u shpreh vajza tjetër.
Dy janë rastet tronditëse që janë bërë publike pak ditë më parë. Një 34-vjeçare humbi jetën në Elbasan, pak ditë pasi kishte kryer abortin. Ndërsa në Tiranë, ndërroi jetë ditën e mërkurë në maternitetin “Koço Gliozheni” pasi kishte lindur foshnjën e saj dy ditë më parë.