Policia e Shkodrës çmonton 38 kamera të tjera sigurie: I shërbenin grupeve kriminale

Policia e Shkodrës ka çmontuar edhe 38 kamera të tjera sigurie që i shërbenin informimit të kontingjentit kriminal.

Kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit, konkretisht në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”.

Sipas policisë, këto kamera ishin vendosur me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

59 kamera sigurie të vendosura në mënyrë të jashtëligjshme janë hequr deri tani nga policia në qytetin e Shkodrës.

Të Fundit