Në redaksinë tonë ka mbërritur informacioni, se nëpër farmaci shiten kokrra aborti nën dorë në mënyrë ilegale.Në një prej farmacive, ku shkoi “e infiltruara” e emisionit, farmacisti tha, se do të pyesë në depo e do t’i kthejë përgjigje.Pas pak ai thotë, se medikamenti u gjet e kushton 3500 lekë të reja.Gjatë pritjes së porosisë, farmacisti bisedon me gruan “për hallin” e saj dhe e fton për kafe.Por gjatë bisedës njeriu, që duhet t’i shiste kokrrën e abortit i hidhet ta puthë, pasi sic thotë ai, ka nevojë për qetësi.
Në Davos të Zvicrës po mbahet forumi ekonomik. Mediat raportojnë, se në fasadën e hotelit, ku po qëndron presidenti serb Vucic, është vënë një flamur shqiptar dhe një autoktonus. Mediat serbe e kanë quajtur sërish provokim një akt të tillë, pasi në Zvicër ka shumë shqiptarë e lobim të shqiptarëve.Në nëntor 2014, kur kryeministri Rama ishte në të parën vizitë zyrtare në Beograd, Vucic tha, se nuk priste provokim nga Rama, kur ky i fundit përmendi pavarësinë e Kosovës, si një realitet të pashmangshëm.
Jemi në fshatin Banaj të qytetit Patos me zotin Adriatik Zadeja, i cili tregon për problemin e vajzës për kempin. E bija është operuar me probleme në zemër në Verona dhe më pas Adriatiku ka dorëzuar dokumentacionin për kemp që në korrik 2022, por nuk ka marrë përgjigje. Ne iu drejtuam Shërbimit Social në bashkinë Patos dhe specialistja Barie Goxhaj, shpjegon, se është bërë komisionimi online nga Tirana, por nga drejtoria rajonale e Fierit i thonë, që dosja nuk ka ardhur.Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Fier ku ne fakt problem rezulton, se vendimi ka mbërritur nga Tirana që në 1 dhjetor 2022. Por Fieri nuk e ka hedhur në sistem, duke thënë se ka ngarkesë.Pas zgjidhjes së problemit nga ana e gazetares së “Stop” morëm sqarimin, se meqë është lidhur kempi që në 1 dhjetor 2023, Adriatiku do ta marrë pagesën e dhjetorit dhe janarit në shkurt për të dy muajt e prapambetur.