Uji bllokon aksin Lezhë-Milot/ Banorët të shqetësuar: Askush nga pushteti lokal nuk ka ardhur!

eshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, por që vazhdojnë edhe aktualisht kanë bllokuar rrugën nacionale Lezhë-Milot pranë fshatit Spiten.

Uji ka vërshuar në rrugë, duke bërë që shumë automjete të bllokohen.

“Shumë problem është, aksi është bllokuar komplet. Nga Laçi në Lezhë ka shumë lëvizje kjo rrugë. Që në mëngjes është bllokuar dhe nuk ka ardhur as emergjenca civile, as kryeplaku dhe askush.

Janë 20 kamionë që janë bllokuar. 10 makina kemi nxjerrë me këtë djalin e servisit. Një është aty, deri tek timoni është me ujë. Ka bërë shumë dëme. Kemi telefonuar por nuk ka ardhur asnjeri”, tha një drejtues mjeti.

“Ju po shihni vetë sa e vështirë është, përveç gazetarëve nuk ka ardhur asnjeri. As kryeplaku, as administratori, as kryetari i bashkisë, as policia. Këtu kanalet duhet të ishin hapur.

Kanë ardhur mjetet privat që kanë punuar. Deri tani nuk ka ardhur asnjë person, përveç gazetarëve. Janë bllokuar disa mjete. Siç e shikoni këtu nuk kalohet”, tha një banor i zonës.

Të Fundit