Olti Buneci denoncon në “Stop” të njohurin dhe komshiun e tij Julian Bregu, të cilit vite më parë i dha para borxh. Po pas disa vitesh Bregu nuk po i kthen borxhin prej 50 mijë eurosh.Në këtë situatë Olti iu drejtua Gjykatës me një deklaratë noteriale për borxhin bashkë me kamatë-vonesat. Gjykata e Shkallës parë, i dha të drejtë Bunecit, duke detyruar Julian Bregun, që të kthejë borxhin. Por ky vendim apelohet nga borxhliu dhe pas 6 vitesh Apeli i Tiranës i jep të drejtë borxhliut Julian Bregu, duke rrëzuar vendimin e shkallës së parë.Për të provuar këtë paligjshmëri, kemi regjistruar me kamera të fshehtë një takim mes Olti Bunecit dhe Julian Bregut. Ky i fundit e pranon, se nuk ka shlyer borxhin fakt ky i mjaftueshëm, për të treguar, se Apeli i Tiranës ka marrë një vendim të padrejtë.
Dita e sotme njihet si blue Monday, ose dita më e trishtuar e vitit. Kryeministri Rama mblodhi grupin parlamentar, ku mësohet, se ka kritikuar punën e ministres së jashtme Olta Xhacka. Nga ana tjetër vlerësim pozitiv nga shefi i qeverisë ka marrë Elisa Spiropali dhe redaksia jonë, jep disa alternativa të ngjitjes së Spiropalit në vlerësimin e kreut të qeverisë.
Jemi ndalur në Voskopojë të Korcës, aty ku ndërthuret arti, kultura dhe historia. Voskopoja njihet për 22 kishat e vjetra, ku vetëm 8 janë sot funksionale.
Shohim Kishën e Kryengjëjve, Shën Mihailit dhe Gabrielit, që daton, prej vitit 1722. Prej një viti, catia e kësaj kishe është dëmtuar dhe ka rënë. Për këtë problematike kemi shkuar në Drejtorinë e Kulturës Kombtare Korcë dhe biseduam me drejtorin Edvis Koki. Ai thotë, se projekti është miratuar, por është në fazë prokurimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.