Sizmiologu Rrapo Ormëni në një lidhje telefonike për News 24 ka shpjeguar dhe ka dhënë më shumë detaje mbi lëkundjet sizmike që prekën vendin tonë këtë mbrëmje. Nisur nga zona dhe karakteristikat e saj, Ormëni tha se goditja 4.7 e shkallës rihter ose 6-7 ballë, mendohet se ka qenë dhe ajo kryesore. “Kjo është një zonë me tërmete të magnitudave të ulëta ose të moderuara.
Këto dy ditë kjo zonë është goditur nga tërmete të vegjël dhe kjo siç duket është goditja kryesore dhe pas kësaj kemi pasgoditejet që janë më të vogla. Nisur nga fakti që kjo zonë karakterizohet nga këto lloj lëkundjesh mendojmë se kjo ishtë lëkundja kryesore”, tha Ormëni duke shtuar se energjia vjen duke u shuar dhe nuk ka vend për panik.