EMRAT/ Alibeaj përjashton zyrtarisht 4 deputetë nga grupi parlamentar

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë.

Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj  thuhet se deputetët Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.

“Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023”, thuhet në njoftimin e grupit të Alibeajt.

 

Të Fundit